
Prishtina ndahet baras në udhëtim te Fola
Prishtina ka marr rezultat pozitiv në udhëtim te ekipi nga Luksemburgu, Fola.
Në ndeshjen e raundit të parë eliminator të Ligës së Evropës klubi nga kryeqyteti i Kosovës barazoi në udhëtim 0-0, transmeton Koha.net.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, me Prishtinën që krijoi më tepër raste shënimi, dhe pati 12 goditje në drejtim të kundërshtarit.
Prishtina e kërkon kualifikimin në raundin tjetër në ndeshjen e kthimit në Mitrovicë më 18 korrik.
Ndiqeni drejtpërdrejt ndeshjen Fola Esch – Prishtina
Prishtina është zhvilluar ndeshjen e raundit të parë eliminator në Ligën e Evropës në udhëtim te Fola Esch.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin "Emile Mayrisch" në Luksemburg, që ka kapacitet prej 3.100 ulësesh, transmeton Koha.net.
Kur po luhet minuta e 20 rezultati është 0-0.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.