“Juventusi është klubi i fundit për Ronaldon” Foto: Reuters

“Juventusi është klubi i fundit për Ronaldon”

11 korrik 2018 17:54

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ka deklaruar se Juventusi do të jetë klubi i fundit për klientin e tij, ndërsa thekson se është i lumtur që portugezi ka marr këtë vendim në karrierë.

Lojtari më i mirë në botë, Ronaldo dje u zyrtarizua si përforcimi më i ri i Juventusit, transmeton Koha.net. Ai u transferua te gjiganti italian për 100 milionë euro nga Real Madridi dhe ka nënshkruar kontratë katër vjeçare.

“Jam shumë i lumtur për Cristianon”, është shprehur Mendes për Sport. “Juventusi do të jetë klubi i tij i fundit dhe jam i lumtur që ai mori këtë vendim. Me këtë klub ai do ta mbyllë karrierën e tij të jashtëzakonshme”.

Ai ka falënderuar krerët e klubit për profesionalizmin e tyre në negociatat me Real Madridin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme