Juve po shet çdo minutë nga një fanellë të Ronaldos

Juve po shet çdo minutë nga një fanellë të Ronaldos

11 korrik 2018 17:52

Juventusi është duke shitur mesatarisht një fanellë të Cristiano Ronaldos çdo minutë në dyqanin në Milano.

Transferimi i Ronaldos, që Juventusit i kushtoi 100 milionë euro, po sjell të hyra masive për “Zonjën e Vjetër”.

Sipas “TuttoJuve”, ka kërkesa të jashtëzakonshme për këtë fanellë, sidomos në Milano, ku uebfaqja kishte rënë për shkak të kërkesave të mëdha.

Ronaldo pritet të marrë pagë vjetore neto prej 30 milionë eurosh te skuadra e re.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme