Sport

Manchesteri futet mes Shaqirit e Liverpoolit

Oferta e Manchester Unitedit ka ndikuar që skuadra e Liverpoolit të mos arrijë të finalizojë transferimin e Xherdan Shaqirit, i cili ishte paralajmëruar për javën e shkuar.

“Daily Star” të hënën ka raportuar se Manchester Unitedi i ka ofruar Stoke Cityt dëmshpërblim prej 15 milionë eurosh, 2.5 milionë më shumë se Liverpooli.

Trajneri i Manchesterit, Jose Mourinho, e sheh Shaqirin si përforcim ideal për repartin ofensiv dhe për këtë arsye po e kërkon me ngulm kalimin e tij në “Old Trafford”.

Shaqiri do të largohet gjatë kësaj vere nga Stoke City, kurse çmimi i klauzolës së tij për lirim është 12.5 milionë euro.

Shaqiri, 26-vjeçar, së fundi ishte në botërorin “Rusia 2018” me Përfaqësuesen e Zvicrës dhe shënoi një gol në katër ndeshje.

Ai është pjesë e Stoke Cityt prej vitit 2015 dhe ka kontratë deri në vitin 2020. Karrierë Shaqiri ka bërë edhe te Baseli, Bayern Muencheni e Interi. Në edicionin e fundit ai shënoi tetë gola dhe asistoi shtatë herë në Premier League, por Stoke City nuk arriti të mbetët në elitë.