Sport

Icardi nuk largohet nga Interi

Mauro Icardi pritet të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm tek Interi.

Kapiteni i “zikaltërve” i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore për sezonin e ri.

Sipas mediave italiane, sulmuesi argjentinas ka vendosur të qëndrojë tek Interi, përkundër spekulimeve për një largim të mundshëm.

25-vjeçari sezonin që lamë pas, ishte golashënuesi më i mirë tek Interi me 29 gola.