Sport

Ronaldo refuzoi 100 milionë euro në sezon për Juventusin

Descriptive Text

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, raportohet se ka refuzuar pagë marramendëse prej 100 milionë eurove për sezon në një klub kinez, vetëm që t’i bashkohet Juventusit.

Portugezi është fare pranë transferimit të bujshëm në Itali me vetëm disa detaje të papërfunduara para nënshkrimit mes dy klubeve.

Gjithsesi, “Marca” raporton se një klub i SuperLigës Kineze i kishte ofruar Ronaldos kontratë dyvjeçare me pagë 100 milionë euro për sezon.

Pavarësisht shumës së majme financiare, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka refuzuar ofertën pa hezitim.

Reali do ta lirojë së shpejti Ronaldon, por pret nga ai që të marrë vetë përgjegjësinë e largimit nga Madridi.