Sport

Ylli i basketbollit japonez po e kompenson jetën e vështirë në Texas

Ira Brown është mësuar për të dhënë më të mirën në çdo ndeshje.

Duke u rritur si një i pastrehë dhe shpesh i abuzuar për shkak të ngjyrës së lëkurës, Brownit i duket një “lotari e fituar” teksa gjen veten mes turmës së njerëzve duke dhënë autografe, shkruan Koha Ditore.

Ai është rritur në Houston nga prindërit e tij adoptues me ngjyrë të bardhë, kurse tash ai është një fuqi për shtetin që e përfaqëson në sportin e basketbollit.

Brown është pjesë e Përfaqësueses së Japonisë dhe njëri prej lojtarëve kryesorë në këtë shtet. Ai në shtatë vjetët e fundit me sukses po luan në Japoni dhe tashmë është pajisur me pasaportë. Brown nga japonezët shihet si një institucion basketbolli... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)