Sport

Juve propozon shkëmbimin Manxhukiq - Darmian

Descriptive Text

Juventusi raportohet se do t’i propozojë Manchester Unitedit ta ofrojë Mario Manxhukiqin për të marrë Matteo Darmianin.

Sipas “SportItalia”, kjo do të presë deri në përfundimin e Kampionatit Botëror, ku Kroacia ka arritur në çerekfinale.

Manxhukiq ka paralajmëruar largimin pasi është i nervozuar që po shfrytëzohet si anësor apo në role defensive.

32-vjeçari pëlqehet nga Unitedi për punën e tij të madhe në fushë.

Manxhukiq ka fituar tituj në Gjermani, Spanjë e Itali deri tash në karrierën e tij.