Sport

City ende në garë për titullin e Premier Ligës

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka insistuar se ekipi i tij ende nuk është dorëzuar në garën për titullin e Premier Ligës.

Humbja e Chelseat gjatë vikendit nga Crystal Palace, ia mundësoi Tottenhamit që të afrohet me rivalin lokal për shtatë pikë, ndërsa humbja e mundshme nga City sonte, do ta afronte Spurs edhe më shumë.

Me një fitore të mundshme, “Qytetarët” do të ishin vetëm tetë pikë larg liderit Chelsea dhe De Bruyne beson se një rezultat i tillë mund ta vë në presion klubin nga Londra.

“Nëse ata humbin dhe fiton Tottenhami, atëherë ata do të ishin në presion, pasi nuk kanë qenë në këtë situatë gjatë tërë këtij sezoni. Në fund, ju nuk dëshironi që presioni të jetë mbi ju”, ka thënë De Bruyne.

“Edhe pse është e vështirë, matematikisht është ende e mundur. Do të jetë e vështirë, por nëse lëshojnë pikë do të jetë e mundshme. Duhet të tentojmë fitoren dhe të shohim çfarë ndodh”.