Sport

PSG jep para dhe Verrattin për Pogban

Paris Saint-Germain raportohet se ka kontaktuar Manchester Unitedin duke ofruar Marco Verrattin plus para për Paul Pogban.

Kampioni i Ligue 1 është i vendosur ta transferojë francezin që aktualisht është në Botëror.

Sipas “The Sun”, PSG po beson se me Verrattin në ofertë mund të bindin krerët e “Djajve të Kuq” për të pranuar largimin e Pogbas.

Trajneri Jose Mourinho njihet si adhurues i Verrattit, ndërsa akoma s’dihet nëse Pogba është pjesë e planeve të tij.

Unitedi tashmë ka transferuar mesfushorin Fred, ndërsa Michael Carrick është pensionuar e Marouane Fellaini pritet të largohet.