Sport

Peshëngritësja nga Kosova del e katërta dhe e pesta në shtytje dhe shkëputje në “Tarragona 2018”

Descriptive Text

Peshëngritësja, Leonora Brajshori, për pak nuk arriti të fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Garuesja nga Kosova doli e katërta nga gjashtë pjesëmarrëse, në disiplinën shtytje, kategoria -53 kg.

Ajo ngriti 62 kilogramë, derisa në dy tentimet tjera nga 62 dhe 66 kilogramë nuk pati sukses.

Në disiplinën shkëputje, Leonora nga tri tentime ngriti 76 dhe 80 kilogramë, duke u renditur e pesta.

Leonora ishte garuesja e vetme që përfaqësoi sportin e peshëngritjes në Tarragona 2018.