Sport

Dy skuadrat nga Manchesteri synojnë Mbappen

Descriptive Text

Manchester Unitedi dhe Manchester City po konsiderojnë të bëjnë ofertë për yllin e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe.

Sipas “The Mirror”, dy skuadrat angleze do të garojnë për francezin pasi që PSG është në hetime nga UEFA për shpenzimet e mëdha.

Kampioni francez e kishte huazuar Mbappen nga Monaco sezonin e shkuar me marrëveshje që e detyronte ta transferonte për më shumë se 170 milionë euro këtë verë.

Unitedi mësohet se po konsideron të ofrojë edhe Anthony Martialin për Mbappen.