Sport

Varroset Gazmend Sinani

I është dhënë lamtumira e fundit basketbollistit Gazmend Sinanit.

Të shtunën pasdite sportistë, miq, e familjarë e varrosën Gazmend Sinanin në varrezat e qytetit të Prishtinës, transmeton Koha.net.

27 vjeçari kishte vdekur në mëngjesin e sotëm pas një aksidenti në trafik, me ç’rast edhe katër të tjerë ishin lënduar.

Sinani, përveç që kishte veshur fanellën e disa klubeve në Kosovë, ishte edhe përfaqësues i Kosovës.