Sport

Vdekja e Sinanit pikëllon institucionet

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen tragjike të basketbollistit, Gazmend Sinani, anëtar i përfaqësueses së Republikës së Kosovës. Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet për familjen Sinani, Federatën e Basketbollit, miqtë dhe fansat e shumtë të përfaqësueses sonë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të basketbollistit të përfaqësueses sonë, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen. Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj.

Për vdekjen e Sinanit ngushëllime ka shprehur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e basketbollistit të përfaqësueses sonë, Gazmend Sinani. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit sportiv në Kosovë”, ka shkruar ai.

Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së basketbollistit Gazmend Sinani

Lajmin për vdekjen e basketbollistit Gazmend Sinani e morëm të shtangur dhe të pikëlluar.

Basketbollit të Kosovës do t’i mungojë njeri ndër lojtarët më të mirë të gjeneratës. Gazmendi shquhej si një basketbollist shume luftarak, gjë për të cilën Kombëtarja jone e basketbollit do të jetë e hendikepuar me humbjen e tij.

Gazi përveç angazhimit të tij në disa klube kosovare, ka qene pjese edhe e formacioneve të klubeve të shteteve mike, respektivisht te shtetit turk.

Në emrin tim dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit i shpreh ngushëllime familjes së Gazit, miqve, kolegëve të tij dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Gjithashtu, shërim të shpejt dhe rikthim ne parket iu dëshiroj kolegëve të tij, Granit e Fisnik Rugovës, Altin Morinës dhe fizioterapeutit të reprezentacionit Kujtim Shala, të cilët ishin se bashku me Gazmendin, në këtë ngjarje të tragjike për të gjithë ne.