Sport

Phillip Cocu trajner i ri i Fenerbahçes

Descriptive Text

Fenerbahçe ka konfirmuar se Phillip Cocu është trajner i ri i ekipit pasi ka nënshkruar kontratë trevjeçare.

Cocu i priu PSV Eindhovenit drejt titullit, por holandezi vendosi t’i jap fund qëndrimit pesë vjeçar te klubi i PSV-së, për t’u bashkuar me ekipin e njohur turk.

Kalimi i Cocus te Fenerbahçe rezultoi me emërimin e Mark van Bommelit si trajner i ri i PSV-së.