Sport

UEFA me vërejtje për stadiumin e Prishtinës, Gashi me premtim të madh

Descriptive Text

Inspektorët e UEFA-s, në vizitën e fundit që patën të martën në stadiumin e Prishtinës, kanë dhënë disa vërejtje dhe kanë kërkuar që të përshpejtohen punimet, në mënyrë që sa më shpejt stadiumi të jetë gati.

Vërejtjet e zyrtarëve të UEFA-s i ka konfirmuar për Sportin në KTV, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili ka theksuar se gjithçka po shkon drejt fundit.