Durmishi kalon te Lazio, shumë shpejt zyrtarizimi

Durmishi kalon te Lazio, shumë shpejt zyrtarizimi

20 qershor 2018 23:35

Lazio është shumë afër transferimit të mbrojtësit shqiptar të Real Betisit, Riza Durmishi, për 6.5 milionë euro.

24-vjeçari raportohet se tashmë është në Romë dhe nesër do të ketë testet mjekësore, sipas “Calciomercato”.

Një marrëveshje me Betisin dhe lojtarin tashmë është arritur.

Sezonin e fundit, Durmishi kontribuoi me dy gola dhe tri asistime në 24 ndeshje në La Ligë.

Ai është pjesë e Betisit që nga viti 2016 kur u transferua prej Brondbyt për dy milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme