Sport

Leicesteri zyrtarizon transferimin e tretë

Leicester City ka kompletuar transferimin e James Maddison nga Norwich City.

21-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, por shuma që ka ofruar Leicesteri nuk është bërë e ditur.

Sezonin e kaluar ai realizoi 15 gola e tetë asistime për Norwichin dhe bëhet transferimi i tretë pas Ricardo Pereiras e Jonny Evansit.