Sport

Interi interesohet për Zappacostan

Interi ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Davide Zappacosta.

Sky Sports raporton se agjenti i lojtarit është takuar me përfaqësuesit e Interit për të siguruar një transferim të shpejtë të tij.

Ende nuk është e qartë nëse dëshiron transferimin e 26-vjeçarit ose nëse është i interesuar për huazimin e tij me të drejtë blerje në verën e ardhshme.

Chelsea për Zappacostan kërkon 20 milonë euro.