Prishtina dhe klubet e Shqipërisë mësojnë kundërshtarët në Ligën e Evropës

Prishtina dhe klubet e Shqipërisë mësojnë kundërshtarët në Ligën e Evropës

20 qershor 2018 13:29

Aventura europiane për tri ekipet shqiptare, Partizanin, Luftëtarin dhe Laçin do të nisë me përballjet e para të Europa League, që do të luhen më 12 korrik dhe ato të kthimit më 19 korrik, me ndryshimin e vetëm se Partizani do të luajë në Tiranë fillimisht e më pas jashtë, ndërsa dy të tjerat do t’i kenë ndeshjet e kthimit në Shqipëri.

Goglat e shortit të hedhur në Nion të Zvicrës i kanë vendosur “Demat e kuq” përballë Mariborit të Sllovenisë, gjirokastritët përballë letonezëve të Vetspilsit, ndërsa kurbinasit përballë qipriotëve të Anorthosis Famagustës, transmeton TCH.

Sa u përket ekipeve të tjera të shqiptarëve, Prishtinës do t’i duhet të kalojë njëherë pengesën Europa FC të Gjibraltarit, përpara se të ndeshet me Fola Esch të Luksemburgut. Ndërkohë, Shkupi i Maqedonisë do të ketë një duel të vështirë përballë Glasgow Rangers të Skocisë.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme