Modriq i rekomandon Realit transferimin e Hysajt

Modriq i rekomandon Realit transferimin e Hysajt

19 qershor 2018 10:49

Luka Modriq i ka rekomanduar Real Madridit nënshkrimin me futbollistin shqiptar të Napolit, Elseid Hysaj, nëse dështojnë të marrin shërbimet e Alvaro Odriozolas nga Real Sociedadi.

Kroatit i ka pëlqyer shumë loja e Elseid Hysaj me Napolin dhe me kombëtaren e Shqipërisë, dhe kjo e ka shtyrë atë që t’i rekomandojë klubit transferimin e tij si një zëvendësim për Dani Carvajal gjatë sezonit, sipas “Caught Offside”.

Shqiptari ka një klauzolë rreth 40 milionë euro në Napoli dhe për të ka shfaqur interesim edhe Manchester United i Jose Mourinhos, transmeton KP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme