SOT

67-vjeçarja nga Mitrovica, trajnerja e volejbollit që nuk dorëzohet

Është 67-vjeçare, por mosha nuk po e pengon fare të merret me sportin e saj të preferuar.

Pakize Kosova është trajnerja e parë që e bëri Mitrovicën ta donte sportin e volejbollit, kështu me iniciativën e saj, më 2008, themeloi klubin e volejbollit “Trepça” me ekipin e vajzave talente të Mitrovicës.

Qëkur e mban mend veten, thotë se ka qenë e tillë. Me veshje sportive e shumë energjike, vazhdon ta transmetojë njëjtë tek sportistet e reja.

Në Mitrovicë Pakizja njihet që në rini si vajzë e sporteve.

Ajo ende njihet si gruaja me biçikletë.

Pensionistja thotë se mosha e shtyrë nuk e pengon fare dhe, ashtu siç e themeloi klubin me pak përkrahje, është e bindur të vazhdojë rrugëtimin në volejboll derisa të ketë shëndetin e mirë.

Ardita Jashari është një nga nxënëset e Pakizës, e cila që nga mosha 6-vjeçare është nën mbikëqyrjen e saj.

Siç e mësoi mësuesja Pakize, ashtu po e vazhdon edhe nxënësja Albana, e cila tashmë si trajnere po krijon talente të reja në sport.

Ardita thotë mësuesja Pakize me energjinë e saj ka bërë dhe vazhdon të bëjë shumë për sportin e volejbollit në Mitrovicë.

Pakizja bashkë me klubin e vajzave kanë shënuar shumë suksese deri më tani, madje në 2017 kishin qenë kampione të Kosovës në ligën e parë.