SOT

Gruaja e humbi shikimin, bashkëshorti gatuan çdoherë për të

Naser Rrustemi ka pasur pasion kuzhinën qysh nga rinia. Mirëpo, ai thotë se viteve të fundit kësaj i është shtuar edhe nevoja, për faktin se bashkëshortja e tij ka humbur shikimin.

Rrustemi në emisionin “Sot” në KTV në rubrikën “Recetë shtëpie” ka folur për sfidën e tij jetësore.

“Kuzhinën e kam pasur gjithmonë pasion, por kësaj i është shtuar nevoja. Arsyeja, para 4 vjetëve më 15 nëntor, bashkëshortja ime ka pasur sëmundje të rëndë, që konsiderohet më e rënda në Kosovën e paslufte. Operacioni ishte maratonik zgjati 10 orë, ishte përcjellë nga të gjitha mediat në Kosovë. Për fat të mirë ajo shpëtoi, por ka shpëtuar me pasoja. 6 muaj nuk ka mundur të shohë fare. Pas 6 muajve, diku 20 për qind iu kthye shikimi në syrin e djathtë e në syrin e majtë nervi ka vdekur e nuk rigjenerohet. Kuzhinën e kam pasur nevojë nga rinia, por atij pasioni i është shtuar nevoja, kam nevojë me ndihmuar më shumë e me u inkuadru më tepër në kuzhinë”, tha Rrustemi.