SOT

Mbyllja e shtëpizave dhe hapja e pjesshme e sheshit

E premtja do të duhej të ishte dita e fundit e punës për tregun e festave në kryeqytet.

Por shfrytëzuesit e shtëpizave vazhduan punën me leje nga Komuna.

Ata e cilësuan lokacionin e vendosur për herë të parë si profitabil.

Në shtëpizën ku u shërbyen petulla amerikane thonë se klientët ishin të shumtë.

Por improvizimi i sheshit nuk kaloi pa telashe. Bizneset thonë se patën mungesë të energjisë elektrike.

Qytetarët thonë se kaluan mirë në këto ditë feste, por që kërkuan më shumë pastërti në tregun e ardhshëm.

Me komente te shumta është përballur Komuna e Prishtinës që nga mbyllja e rrugës “Xhorxh Bush” më 26 nëntor.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se nuk heq dorë nga ideja e sheshit.

“Sheshet nuk po na zënë”, deklaroi ai, derisa postoi një fotografi të sheshit të mbushur plot.

Rama në një përgjigje për Kohën, tha se të hënën rruga hapet vetëm për autobusët, autoambulancat, policinë e shërbime komunale si pastrimi.

Ai tha se parkingut nëntokësor i lejohet vetëm hyrja nga sheshi, derisa dalja në rrugën “Eqrem Çabej”.