SOT

Shujtat në shkolla – siguri për nxënësit

Ushqimi nuk është më problem për nxënësit e shkollës model “Qamil Batalli”. Kjo, pasi që nxënësit nuk kanë nevojë të dalin jashtë objektit të shollës për të blerë ushqim.

Gjysma e nxënësve marrin vaktet e tyre nga shtëpia, e të tjerët në kuzhinën e shkollës. Edhe nxënësit po e vlerësojnë këtë, thonë se tani e dinë se çfarë ushqimi po konsumojnë. Kuzhinierja Xhevrie Çaja thotë se iu ka dashur kohë që ta kompletonte menynë e saj javore me ushqimet që nxënësit e duan.

Që nga fillimi i javës deri në fund, ajo tregon se cilat ushqime i përgatit. E drejtori i kësaj shkolle, Liridon Maliqi, ka treguar se kuzhina në shkollë i ka kursyer nxënësit nga ushqimet e pashëndetshme, si dhe për sigurinë e tyre jashtë shkollës.

Edhe nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku” prej dy vjetësh shërbehen nga kuzhina e shkollës.

Nxënësit e kësaj shkolle janë të kënaqur me ushqimin që e përgatit kuzhinierja e shkollës Bukurie Krasniqi.

Ajo tregon se çdo ditë nxënësve u shërben ushqime të ndryshme.

Drejtori i shkollës “Emin Duraku”, Visar Osmani, ka thënë se kuzhina në shkollë nuk është obligim për të gjithë nxënësit, nxënësve u lejohet të marrin ushqime edhe nga shtëpia. Duraku thekson se për rastet me asistence sociale nxënësit janë liruar nga pagesa e shujtave ushqimore.

Dy drejtorët e shkollave kanë theksuar se në këtë mënyrë nxënësit janë më të sigurt. Ata thanë se nxënësit që nga ora e parë e mësimit deri në orën e fundit nuk kanë mundësi të dalin jashtë objektit të shkollës. Inkurajojnë edhe shkollat e tjera që të ndjekin praktikë të ngjashme.