SOT

Gërmia pas përfundimit të “Sunny Hillit”, qytetari: Si me i ra bomba atomike

Në orët e hershme të së hënës ka përfunduar festivali “Sunny Hill” që është mbajtur në Parkun e Gërmisë.

Ndërsa qytetarët tashmë kanë nisur të dalin në shëtitjen e zakonshme në Gërmi.

Një qytetar në emisionin “SOT” është ankuar, duke thënë se dëmet që ky festival ia ka shkaktuar Gërmisë janë të ngjashme me bombat atomike që ishin hedhur në Hiroshima e Nagasaki gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vendin ku është mbajtur “Sunny Hill” ende nuk është larguar tërësisht skena, ndërsa bërlloku është gjithandej.

“Katastrofale është gjendja. Marre çfarë kanë bërë. Prishtina ka pasur toka në Shkabaj, Bardhosh, ke ta mbajnë nga 6 muaj. Ky është i vetmi park i Prishtinës, mushkëri e Prishtinës. Mëngjes dalin pleq e të rinj, ditën dalin me familje e natën dalin me familje. E kanë shkatërruar tërësisht. Sikur me i ra bomba atomike në Hiroshimë e Nagasaki. Nuk vjen në vete me vjet kjo dhe kur të kthehet në vete, e mbajnë ‘Sunny Hillin’ tjetër, e Prishtina shkon. Është katastrofale. Mund të pësosh një sulm në zemër nëse nuk je i përgatitur”, ka thënë një qytetar.

Ai ka shtuar se Komuna e Prishtinës është dashur të paguajë kompani private me nga 50 punonjës për të pastruar.

“Erdha nga lartë dhe i pashë 5-6 punonjës të Hortikulturës duke pastruar. Komuna e Prishtinës është dashur me marrë firmë private me 50 punëtorë. Sa cigarja ish atje, punëtori i Hortikulturës nuk ulet me e largu me dorë, toka e përbinë dhe prishet”, ka thënë qytetari.