SOT

Kampionet ferizajase të Beach Volleyt

Ani pse nuk janë afër detit, sportin e volejbollit në plazh po e praktikojnë në fshatin Bablak të Ferizajt.

Me një rrjetë e rërë të improvizuar, Yllka Jashari e Melirona Avdullahu po e praktikojnë sportin Beach Volley si anëtare të klubit “Kastrioti”.

18-vjeçaret bashkë me vajzat e tjera të klubit po korrin shumë suksese në këtë sport.

Melirona rrëfen historinë interesante dhe arsyen pse e zgjodhi këtë rrugëtim.

Meqë është njëra nga kampionet e Kampionatet U20, ajo thekson përfitimet që ka duke numëruar edhe sakrificat që ka bërë për të pasur suksese.

Lojtarja me pasion flet për garat emocionuese në të cilat ka luajtur. Ajo ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët.

Vildane Jashari, dikur lojtare e shquar e volejbollit, është trajnere e klubit.

Tashmë ajo po kujdeset që të rejat të marrin mësimet e nevojshme e të bëhen po ashtu kampione.

Jashari thotë se ka interesim të lartë nga vajzat që duan të merren me këtë sport.

Ajo kujton kohën kur vetë ishte lojtare dhe bën edhe një dallim me gjeneratat e reja.

Vitaminën D ajo e konsideron si përfitim që e dallon prej sporteve të tjera.

Gara të shumta janë mbajtur në kuadër të Beach Vollay, në të cilat klubi “Kastrioti” me përfaqësueset e tij kanë arritur rezultate të kënaqshme.

Trajnerja në detaje numëron disa nga to.

Kosova më së lehti mund të arrijë suksese përmes Beach Vollay, sipas trajneres, për shkak të kushteve në të cilat luhet e edhe përgatitjeve të shumta që bëhen.