SOT

Të rinjtë e familjes Kastrati nga Rahoveci vazhdojnë traditën e bujqësisë

Tokat e pëlleshme në Rahovec, e rrjedhja nga një familje punëtorësh në bujqësi, bënë që Alma Kastrati tani të jetë shumë e zonja në këtë fushë.

Ajo kreu shkollim të lartë në bujqësi dhe perfeksionoi serrat e familjes së saj, duke i kthyer në serra moderne.

Serra “Kastrati” kultivon kultura të ndryshme bujqësore, e kujdesen që secilin klient ta njoftojnë me të mirat shëndetësore që ofrohen nga konsumimi i këtyre perimeve.

Në rajonin e Rahovecit, vegjetacioni i kulturave bujqësore arrihet rreth 2 javë më herët sesa në vende të tjera. Kjo, për shkak temperaturave më të nxehta.

E pjepri atje veçse tani është i gatshëm për konsum.

Alma tregon se njohuritë e fituara në shkollim tanimë e kanë bërë atë eksperte bujqësore, që shumë nga fermerët marrin këshilla nga ajo për mënyrën e duhur të mbjelljes dhe kujdesit ndaj bimëve.

Familja Kastrati ka 91 ar serra e që gjatë tërë vitit janë në kultivim të kulturave të ndryshme.