SOT

Përfaqësimi i Kosovës në Lojërat Olimpike në sportin e shenjëtarisë

Edhe pse është sport që si pjesë kryesore e ka një armë, shenjëtaria është aktivitet që e kërkon qetësinë.

Si atë fizike, edhe psikike.

Në vendin tonë si sport nuk është edhe aq i popullarizuar.

Megjithatë, Kosova është përfaqësuar në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” nga shenjëtari Drilon Ibrahimi.

34-vjeçari, i cili tash e 18 vjet ushtron shenjëtari, tregon se si e zbuloi talentin dhe pasionin që e ka për këtë sport.

Për të treguar rezultat në shenjëtari, rol kryesor luan ruajtja e qetësisë.

Duke qenë një sport që mbi të gjitha kërkon saktësi, edhe të rrahurat më të shpeshta të zemrës mund të ndikojnë në pikët e shënuara.

Përpos që është i kushtueshëm materialisht, kushton edhe me kohë, meqenëse ushtrimet e përditshme nga 6 orë janë të domosdoshme.

Edhe Ndriqim Raci është shenjëtar.

Ka tash e 5 vjet që e ushtron këtë sport dhe i takon kategorisë junior.

Dëshirën për t’u marrë më shenjëtari e ka marrë nga babai i tij.

E vullnetin për të vazhduar më tutje e gjen tek aspiratat që i ka për të ardhmen.

Raci i liston rregullat që duhet ndjekur gjatë gjuajtjes në poligon, teksa tregon që nuk është sport i rrezikshëm, ani pse si pjesë kryesore e ka një armë.

Pika më e lartë për një gjuajtje është 10.9, derisa caku është 10 metra larg shenjëtarit.