SOT

Në Ferizaj, vendosen 4 pika ushqyese të qenve endacakë

Këto pamje dhe ulërima të qenve janë bërë të zakonshme nëpër qendra të qyteteve.

E më shqetësuese janë kur ata enden në hapësirat ku ka edhe fëmijë.

Edhe në Komunën e Ferizajt problemi është i njëjtë, por një iniciativë që është marrë supozohet se do të jetë rrugëzgjidhja e kësaj.

Në periferi të qytetit, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka ngritur 4 pika ushqyese për qentë endacakë.

Për çdo ditë në orare të ndryshme kompania e kontraktuar nga Komuna do të furnizojë pikat me ushqim granular dhe ujë të pijshëm për qentë.

Ai thotë se edhe vendi i pikave ushqyese është bërë në hapësira ku ka më shumë frekuentim të këtyre kafshëve, edhe pse gjithashtu në atë pjesë ka edhe qytetarë.

Elza Ramadani nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve thotë se pikat ushqyese janë një mundësi për të eliminuar agresivitetin te këto kafshë, porse kjo nuk mjafton.

Ajo thotë se për efektin e këtyre pikave ushqyese duhet pritur edhe pak muaj dhe të shihet nëse do të ketë reduktim të sulmeve.

Qen endacakë nëpër rrugë e shumë raste edhe të kafshimeve të tyre, kohëve të fundit kemi rastisur shpesh.

Ky shqetësim qytetarët shpresojnë të eliminohet sa më shpejt dhe përfundimisht.