SOT

“Aba”, 72-vjeçarja me punime nga rruazat e grepi

Aksesorët për kokë, vathët, qaforet, çorapet e leshta e batanijet me ngjyra janë produkte të krijuara nga duart e 72-vjeçares Fexhrie Havolli nga Prishtina.

Por biznesi i saj njihet me emrin, që shumica e thërrasin Aba.

Aba thotë se çdo ditë krijon nga pak e punën nuk e ndali asnjëherë, qysh nga fëmijëria.

Kurse tash pjesën më të madhe të ditës e kalon në qendrën kulturore të të moshuarve e punon në shoqërinë e shumë grave të tjera.

Produktet e para i ka krijuar për të afërmit, kryesisht për nipërit e mbesat. Thotë se çdoherë ka ide për diçka ndryshe e nuk ka nevojë t’i shohë në internet.

Të gjitha këto i ka në shitje, por interesimi dallon nga stina në stinë.

Sipas Fexhries, më orë të tëra i zgjat puna për një produkt.

“Ditën punoj me rruaza e natën me grep, se kam vështirësi në të parë”, thotë 72-vjeçarja.

“Më të vështirat për t’u krijuar janë aksesorët e që në raftin ku i ka ekspozuar duket se nuk janë të paktë. (Tregon për rripin që e ka kriju, aksesoret për flokë…)”, tha Havolli.

Asnjë ditë nuk rri pa punuar, sepse, sipas Havollit, puna i ndihmon të lirojë stresin e të heqë mërzinë.

Pavarësisht cilësisë e çmimit të produktit, interesimi nuk është shumë i madh, thotë Havolli. Ajo shfrytëzon shëtitjet që bën me gra për të ekspozuar produktet e saj.

Aba është edhe në rrjete sociale, të cilat ia menaxhon e bija.