SOT

Ari në Kosovë dhe kërkesa për të

Kërkesat për arin veçse nisin të rriten në shkurt e më pas gjatë vitit, e bashkë me kërkesat tani janë rritur edhe çmimet.

Megjithatë artarët në Kosovë thonë se dasmat dhe kërkesat nuk ndikojnë në rritje të çmimit, por kjo ndodh për shkak të bursës ndërkombëtare.

Enver Pakashtica, kryetar i Shoqatës së Artarëve të Kosovës, tregon se diferencën në çmime e bën fuqia punëtore, e në krahasim me vendet e tjera Kosova me çmim është më e ulët.

Pakashtica thotë se ari gjithnjë ka pasur vlerë të lartë, pasi që konsiderohet si një nga investimet më të mira që mund të bëhet .

Ai tregon se dikur ari ishte dhurata kryesore për çdo lloj feste që është kremtuar. Kushtet financiare dhe të ardhurat kanë bërë që kjo traditë të ndryshojë dhe ari të jetë dhuratë vetëm për personat e afërt.

Pandemia nuk ka lënë pa prekur edhe këtë veprimtari, thotë Pakashtica, duke treguar se ka artari që janë detyruar të mbyllen pikërisht për shkak mungesës së punës si pasojë e zinxhirit të mbylljes së gastronomisë.

Ari po vazhdon të blihet për çdo ditë, por si në fusha të tjera edhe këtu janë mërgimtarët që bëjnë qarkullimin më të madh kur ata vizitojnë Kosovën.