SOT

Historia e Emines që rriti fëmijët nga puna e dorës

Puna e dorës për zonjën Emine Tahiri pos dëshirës për të, më shumë lidhet me historinë e saj e edhe me të shumë grave të minatorëve.

Nga shitja e punimeve të para, gruaja e minatorit kujton të ketë blerë produkte ushqimore për fëmijët e saj si ndihmë shtesë financiare për familjen.

Në kohë të vështira për të dhe familjen, artizanja nga Mitrovica e kujton momentin më të vështirë që kishte përjetuar.

Veshjet kombëtare janë po ashtu punë e Emine Tahirit, të cilat i punon e i ekspozon në kioskën që e ka prej vitesh.

Nga mëngjesi deri në orët e vona, Eminja nga Mitrovica krijon modele te bukura veshmbathjesh e të gjitha të punuara me dorë.

Por në ditët e ftohta të dimrit qëndron për pak aty, pasi që pjesën tjetër të punës e vazhdon në shtëpinë e saj.