SOT

15 mijë kilogramë spinaq nga fermeri i njohur në Mamushë

Hapësira prej 60 arësh e mbjellë me spinaq ka filluar të vilet nga katër punëtorët që vijnë nga kjo komunë. Moti i mirë e rrezet e diellit po ua lehtësojnë punën, madje deri tash kanë grumbulluar disa tuba të mëdha me spinaq.

Këtë vit Morina thotë se në hapësirën pa mbulesë ka mbjellë mbi 600.000 fidanë.

E 35 është numri i ditëve që i duhen spinaqit deri në vjelje.

Patjetër që pas nxjerrjes nga toka, spinaqi futet në ujë për disa sekonda e bëhet gati për treg.

Sipas Morinës, ka raste kur brenda vitit janë kultivuar mbi 15 mijë kilogramë spinaq, të cilin e shet me shumicë, kryesisht në tregjet e Prishtinës dhe të Prizrenit.

Aktualisht çmimi i 1 kilogrami sillet rreth 1 euro.

Ndonëse numri i personave që tani po merren me bujqësi është i vogël, Morina thotë se kjo është një punë që ia vlen.

Sipas tij, një ndihmesë për të gjithë Komunën e Mamushës vjen edhe nga Ministria e Bujqësisë.

Stina e vjeshtës është koha e duhur edhe për kultivimin e lakrës. E së njëjtës rëndësi është edhe përgatitja e tokës për të mbjella të tjera.

Puna e një fermeri nuk ka asnjë ditë pushim, thotë Nexhati.