SOT

Pulë fshati, gatim i trashëguar ndër breza

Pasioni për gatimin lind që në vegjëli ose trashëgohet nga familja.

I tillë është dhe rasti i Hamid Gashit, shef kuzhine. Ai pasionin për gatimin e ka pasur që i vogël, ndërsa është frymëzuar nga familja. Sipas tij, pos pasion, gatimi lind dhe si nevojë jetese, duke bërë që këto të dyja të shkrihen me njëra-tjetrën.

Pula e fshatit është një nga gatimet më të preferuara e delikate të shefit të kuzhinës, Hamid Gashi. Ai në detaje na tregon përbërësit dhe se si përgatitet ky lloj ushqimi.

“Për sot kemi vendosë me përgatitë pulë fshati, të cilën e kemi specialitet në kuzhinën tonë. Përveç pulës, kemi edhe specialitete të tjera si mishi i qingjit, i edhit, tava e Elbasanit, lëng, mazë etj”, tha Gashi.

Receta ‘Pula e fshatit’ jo vetëm në përgatitje ka specifikat e saj, edhe mënyra e shërbimit në tryezë kërkon kujdes të veçantë.

e gatuar, bulmeti dhe pula e fshatit, por edhe ëmbëlsirat mbushën tavolinën në restorantin tradicional “Fshati”, aty ku pasioni për kuzhinën, gërshetohet me dashurinë për përgatitjen me shumë shije të pulës së fshatit sipas traditës kosovare.