SOT

Vendet ku kafeja dhe libri bëhen bashkë

Emri i kafenesë, padyshim që lidhet me konceptin, e pronari Lorik Binaku, na rrëfen se çfarë fshihet prapa tij.

“Kadare Bar & Books”, ka filluar me idenë e shërbimit të pijes nën shoqërimin e leximit të librave, mirëpo pronari rrëfen se për shkak të disa problemeve, ky koncept ka marrë një kah tjetër.

Binaku rrëfen se interesimi i klientëve për të kaluar kohë në kafenenë e tij, është i madh, e ai beson se në këtë ndikon ambienti që u krijohet.

Librat që gjenden në “Kadare”, sipas pronarit, janë tërheqës e të kohës.

Nevoja për më shumë kafene të konceptuara në këtë mënyrë, është e dukshme edhe sipas pronarit.

E, ai ka edhe një mesazh për të gjithë artdashësit që idetë e tyre t’i shkrijnë në art.

Se ambienti ka rëndësi, këtë na e thotë edhe një kliente e rregullt e “Kadare Bar & Books”, Senavere Pllana.

Ajo rrëfen se vizitat e saj në këtë kafe-librari janë të shpeshta, e me ne e ndau edhe një këshillë për të rinjtë.

Kjo nuk është e vetmja kafe-librari në Prishtinë.

Të tilla vende, ku të rinjtë kanë hapësira të punojnë e lexojnë ndërkohë që shijojnë pijet e preferuara, janë në trend, andaj edhe interesimi për t’i frekuentuar, është në rritje e sipër.