SOT

Vëlla e motër, tentojnë garat në not

Nuk po mund t’u ndahemi ambienteve të pishinës së Gërmisë. E kësaj radhe i kemi përcjellë mësimet e notit të mbajtura për nxënësit që e kanë pasion këtë sport. Përmirësimet si në fizik e edhe në shëndet janë disa nga arsyet pse noti duhet të praktikohet. Detajet e tjera i ndjekim në storien në vazhdim.

Këto ushtrime Lisi e Lira, motër e vëlla, i bëjnë tash e sa vjet.

E filluan si nevojë, por tashmë kjo iu bë pasion i pandashëm.

12-vjeçari tregon se notin e praktikon që kur ishte 5-vjeçar e po e vazhdon edhe sot me të njëjtën dëshirë.

E motra 16-vjeçare e Lisit, Lira, pasionin për not nuk mendon ta lërë me kaq. Ajo do të ishte e gatshme edhe për pjesëmarrje në gara.

Për të noti ndikon edhe në fizikun e trupit, e kjo është ndër arsyet e vazhdimit të kursit.

E që notimi ndikon në shëndet e konfirmon edhe profesoresha e edukatës fizike, Drita Marmullaku- Nishefci, e cila është instruktore e notit në kursin e menaxhuar nga Ndërmarrja Sport Marketing.

Instruktorja rrëfen se aktivitetet e mbajtura në kurs tentojnë edhe të mësojnë, por edhe të ketë argëtim.

Kur jemi tek argëtimi, fëmijët janë ata që e kanë interesimin më të madh.

Gjendja pandemike ka ndikuar edhe në këtë sport e kursi ishte i mbyllur.

Megjithatë, tashmë edhe pishina është e hapur e sipas profesoreshës, pritet që puna të rikthehet në normalitet.

Sabri Makolli po ashtu profesor i edukatës fizike, rrëfen se interesimi për përvetësimin e mësimeve të notit është i lartë, sepse edhe përfitimet nga ai sport janë të shumta.

Sipas profesorit, noti mësohet shumë më shpejt se sportet e tjera nëse nuk e ndalon praktikimin.

Kursi jo vetëm që të përvetëson në këtë sport, por relaksues është edhe ambienti i pishinës i cili zbukurohet edhe me pamjet e gjelbërimit.

Për të gjithë ata që pasion e kanë notin, çmimi për vijimin e kursit është 20 euro për 6 ditë