SOT

Ushtarët që po e pastrojnë Kosovën nga minat

Luftërat nëpër të cilat ka kaluar Kosova kanë bërë që edhe sot, 23 vjet pas asaj të fundit të këtë zona të minuara.

Ndër to është Parku i Lirisë në periferi të Ferizajt.

Njësi bartëse e Forcave të Sigurisë të Kosovës është Ekipi i Deminimit.

Të trajnuar e në gjendje gatishmërie, pjesëtarët e kësaj njësie i monitorojnë këto zona të cilat dita-ditës vijnë duke u pastruar.

Harta e Kosovës, menjëherë pas luftës së fundit, pjesën më të madhe ishte e mbuluar me ngjyrë të kuqe, që simbolizonte zonat e kontaminuara.

Tash, kjo ngjyrë e kuqe është reduktuar dukshëm, derisa në Parkun e Lirisë vazhdon operacioni intensiv i Skuadrës së Deminimit.

Kalendari i punës së tyre fillon në mars, për të përfunduar në nëntor kur kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për terren.

Deri tash mijëra mjete shpërthyese janë asgjësuar.

Të emërtuara “Mortaja” dhe “Projektili”, këto janë dy llojet e vetme që gjenden në territorin e Kosovës.

Përkushtimi maksimal i tyre vërehet edhe për faktin që nuk kanë pasur aksidente apo të lënduar.

Në bazë të planit strategjik, 2024-ta parashihet si viti kur do të arrihet pastrimi i tërësishëm i fushave të kontaminuara.

Por fakti se mund të haset në mjete shpërthyese edhe pas këtij viti, nuk përjashtohet. Për këtë Njësia për Deminim në FSK është në gjendje gatishmërie gjithherë.

Bartja e armëve dhe pikat strategjike gjatë luftërave bëjnë që zonat e kontaminuara të jenë më të shpeshta në vijat kufitare të vendit.