SOT

Mbi 50 piktura grafike dhuratë për fëmijët e SOS Fshatrave

Oborrin e shtëpisë e shfrytëzon si hapësirën e vetme për t’u marrë me artin që e studioi.

Shkurta Haxhiu është emri i artistes që zgjodhi të profilizohej në degën e dizajnit grafik.

Peizazhe, pasqyrim i tradicionales e piktura me motive të ndryshme, janë gjithçka që Haxhiu realizon.

Pos anës materiale, këtë profesion artistja prishtinase po e shfrytëzon për iniciativa humanitare.

E tillë është ideja për të punuar mbi 50 grafika si dhuratë për fëmijët e “SOS Fshatrave”.

Ndryshe nga pikturat që i realizon Shkurta, grafikat janë më komplekse sipas saj.

Të tilla i bëjnë puna e detajuar e materialet adekuate për to.

Kur janë në pyetje pikturat e artistes, janë lokalet e restorantet e ndryshme që dominojnë me kërkesa.

Me veprat e realizuara, përveç pikturave donacion për fëmijët e “Sos Fshatrave”, artistja nga Prishtina synon hapjen e ekspozitave për bamirësi.

Nga profesioni i saj i fëmijërisë artistja ka pasur përfitime, megjithëse shprehet se grafikën si degë nuk e njohin mjaftueshëm në vend.