SOT

Ish-ushtari që i punon çiftelitë me emblemë të UÇK-së

Hapësirë e vogël në pamje, por për Alldyz Lecin punëtoria e tij i mjafton për të punuar instrumentet më të dashura.

Çiftelia e sharkia janë dy instrumentet tradicionale, të cilat i punon që nga vitet ‘90 ish-ushtari i UÇK-së.

Janë disa lloje druri që mjeshtri nga Kamenica i përdor për t’i punuar instrumentet, por njërin lloj e veçon.

Dëshirën për ta ruajtur tradicionalen përmes këtyre instrumenteve thotë se po e vëren nga kërkesat e shumta krahasuar me vitet kur e kishte nisur këtë zeje.

Dashurinë për çiftelinë ushtari i zonës së Karadakut e kishte treguar edhe në periudhë lufte.

Asokohe, kujton të ketë kënduar pareshtur këngë me motive patriotike së bashku me ushtarët e tjerë.