SOT

Nga sterilizimi te vaksina kundër tërbimit të qenve

Pesë vjetët e fundit në Kosovë qytetarët kanë filluar të vetëdijesohen për ta bërë sterilizimin e qenve. Sterilizimi eliminon rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. Shkencëtarët tashmë kanë provuar se kafshët e kastrimit dhe të sterilizuar jetojnë më gjatë se ata të cilëve nuk u është bërë kjo ndërhyrje.

Shërbime të tilla kryhen në disa klinika. Një prej tyre është edhe klinika veterinare “Pet Care”.

Veterinari Visar Dumani ka treguar se si realizohet ky lloj operimi.

Pas kësaj ndërhyrjeje qeni duhet të ketë kujdesje të veçantë disa ditë.

Sipas tij, pothuajse çdo ditë kryejnë sterilizime të qenve me kërkesë të qytetarëve.

Gjatë kohës sa ekipi ynë po qëndronte në këtë klinikë erdhi qenushja Lusi për një vaksinë kundër tërbimit.

Ndërkohë Mentor Gash nga “Prishtina Dog Shelter” thotë se vazhdimisht ka kërkesa të shumta për adoptim të qenve nga Kosova në Evropë.

Gashi e solli edhe një Haski nga Gjakova për trajtimin e një infeksioni.

Dumani sqaroi se çfarë trajtimi duhet t’i bëhet rastit në fjalë.

Mosha më e mirë për kastrim është menjëherë pas përfundimit të pubertetit. Kjo për përfaqësuesit e racave të vogla do të jetë 5-7 muaj dhe për racat e mëdha - 8-10 muaj.