SOT

Gratë me grada të larta në FSK

11% është aktualisht pjesëmarrja e femrave në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, në regjimente të ndryshme shërbejnë gratë.

Fitnete Seta, tani kapitene, ka vite prejse është pjesë e FSK-së. Jo rastësisht ajo ia dha vetes një synim të tillë, pasi që në periudha të mëhershme i kishte shërbyer atdheut.

Gradën e togeres e gëzon një grua tjetër në FSK. Kjo është Liridona Baftjari, e cila ka mbushur plot 4 vjet në shërbim ushtarak.

Motiv për t’iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës ka gjetur edhe Anda Xhata, e cila është në radhët e kadetëve.

Duke qenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve e bashkëpunues me ta, nuk kishte si të mungonte një urim drejtuar aty për nder të Pavarësisë së Kosovës.