SOT

“Take away” edhe në mensën e studentëve

Ardit Bilalli është në vitin e 5-të të Fakultetit të Mjekësisë. Tash e 5 vjet ai ushqehet në Mensën e Studentëve.

Arditi bashkë me studentët e tjerë që qëndrojnë në Qendrën e Studentëve në kryeqytet vazhdojnë të ushqehen nga mensa, por konsumimin nuk mund ta bëjnë në tavolinat brenda. Ata e marrin shujtën të cilën e hanë jashtë ose nëpër dhoma.

“Qe 5 vite jam student i fakultetit të mjekëisë, poashtu qe 5 vitë jam pjesë e qendrës së studentëve.”

Mundësia për të ngrënë ushqimin e mensës është përparësi për studentët sipas tij. E edhe shujtat janë të ushqyeshme e me vlera kalorike. Të njëjtën e thotë edhe drejtori i mensës, Fahri Osmani.

“Menyja është e gjerë, shumica janë gjellëra meqenëse ka edhe ushqime të thata.”

E përpos faktit që është afër fakulteteve edhe kostoja është e lirë.

“Kam rastisë të ha edhe jashtë, por më mirë se në qendër të studentëve nuk ka. Përveç që është afër fakulteteve edhe kosto është e lirë”

Mosngrënia brenda mensës u bë me rekomandim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Edhe numri i studentëve që qëndrojnë në konvikte është reduktuar.

E atyre iu mungon edhe tollovia në mensë, kur dhjetëra studentë e shijonin së bashku ushqimin.

Bilalli është në përfundim të studimeve, e kohët e kaluara në mensë me shokë e kolegë do t’i kujtojë si kohë të mira.

Thotë se ndoshta edhe do ta vizitojë prapë pasi të diplomojë.

Kurse ata që tashmë i kanë përfunduar studimet e kujtojnë mensën me ndryshe, tash aty ka kushte moderne dhe ambiente shumë të mira.

Në kushte normale, pa pandemi, edhe ata studentë që nuk janë pjesë e Qendrës mund të ushqehen në mensë, duke paguar 15 euro në muaj derisa studentët rezidentë në konvikte paguajnë 35 euro, ku përveç shujtave përfshihet edhe qëndrimi.