SOT

75-vjeçarja, me rruaza krijon art në punë dorë

Është 75 vjeç, por vullneti i saj për punë çdo ditë e më shumë i shtohet.

Kjo është gjyshja nga Fushë-Kosova, Rexhie Baxhuku, e cila pjesën më të madhe të ditës e kalon me gjilpërë e rruaza në duar.

Qëkur kishte vetëm 13 vjeç, ajo mësoi për punën e dorës, të cilën e ka trashëgim nga e ëma.

Përkundër moshës që ka ende mund të thurë pa asnjë ndihmesë.

Sipas saj, punimet e tilla tani po kërkohen në masë të madhe. Madje, edhe në Zvicër kishte arritur të shiste një sasi të konsiderueshme prej tyre.

Si secila gjyshe edhe Baxhuku kryen punë të tjera në shtëpi, e një qafore thotë se mund ta përfundojë së punuari brenda javës.

Ajo tregon se edhe përdorimin e internetit ka arritur me kohë ta mësoj, e gjitha punimet janë modele të bazuara në faqe të ndryshme.

Sipas Baxhakut, krijimtaria e saj nuk është për përfitime financiare, por sa për ta zhvilluar tutje talentin e saj të cilin e zbuloi që në vegjëli.