SOT

Shtëpia muze e Shtjefën Gjeçovit në Janjevë

Janë të shumtë ata që marrin rrugën drejt Janjevës, fshati multietnik, për të mësuar më shumë për jetesën e këtushme.

Janë po të njëjtë në numër edhe ata që duan të vizitojnë e shohin nga afër shtëpinë e atë Shtjefën Gjeqovit, atij që shkroi Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Shtëpia me stil oriental është nga të paktat në Janjevë me këtë lloj arkitekture.

Familja Kryeziu, e cila kishte ardhur në Janjevë nga Puka më 12 korrik 1874 u bë me djalë të cilit ia vunë emrin Hillë.

Shtëpia-muze aktualisht është e mbushur me fotografi derisa aty të pretë ciceroni Bislim Berisha.

Në oborrin e shtëpisë, për çdo vit mbahet edhe programi “Gjurmët e Gjeçovit” me aktivitete si këndim e orë letrare, me këngë e poezi nga kultura e pasur shqiptare.