SOT

Ngjyra vjeshte edhe në modelet e veshjes për këtë sezon

Bashkë me stinën e vjeshtës vijnë edhe ngjyrat karakteristike që ajo ia jep natyrës gjithandej.

E këto ngjyra po dominojnë edhe në koleksionet vjeshtore të veshmbathjeve e aksesorëve të ndryshëm, raporton KOHA.

Fatbardha Salihu thotë se përveçqë për nga ngjyrat, rrobat për vjeshtë ndryshojnë edhe nga materialet.

Edhe pse stilet në përgjithësi ndërrojnë me kalimin e çdo viti, ngjyrat e materialet mbesin të njëjta.

Përderisa në stinën e verës dominojnë lulet e ngjyrat e hapura, vjeshta sjell dizajne me gjethe e me ngjyra kafe, gjelbër e verdhë.

Materialet që përdoren gjatë kësaj stine janë të shumta e kryesisht janë pambuku e leshi për xhaketa.

Edhe te veshmbathjet sportive ndodhin ndryshime me rënien e temperaturave.

Butrint Mustafa tregon që stilet mbesin të njëjta vetëm se ndryshojnë materialet, ku në dimër ka kërkesa për ato më të ngrohta.

E në motin e karakterizuar me shi ka interesim edhe për xhaketa rezistente ndaj ujit.

Me ngjyra vjeshte po kërkohen edhe mbathjet për këmbë.