SOT

Takimi me librat në bibliotekat e shkollave

Me afro 15 mijë ekzemplarë është e pasuruar biblioteka e shkollës “Dardania” në Prishtinë.

Për renditjen e tyre, prurjet e reja, dorëzimin te nxënësit e shënimet e mbajtura për secilin libër veç e veç, kujdeset bibliotekarja Servete Alshiqi.

Ajo ka mbushur 16 vjet përvojë pune në këtë profesion.

Mes raftesh të pozicionuara në bibliotekë, ajo ka renditur librat më të vjetër, për të cilët shprehet se janë tituj më rrallë të kërkuar nga nxënësit.

Kjo shkollë herë pas here pranon edhe donacione të shumta që e pasurojnë bibliotekën me tituj të rinj.

Të veçantë, sipas Alshiqit, profesionin e saj e bën puna me nxënësit, një pjesë e madhe e të cilëve thotë se janë lexues të rregullt.

E rregullt në lexim në hapësirat e kësaj biblioteke është nxënësja Oriana Maxhuni, e cila tashmë e ka përcaktuar numrin e librave që lexon brenda muajit.

Bibliotekës së shkollës “Dardania”, të pajisur me tituj të shumtë e të preferuar nga nxënësit, i nevojiten shtesë disa rafte për librat që i shtohen dita-ditës.