SOT

Kartolinat festive nga personat me Down Syndrom

Atmosfera e fundvitit tashmë ka nisur në ambientet e Shoqatës së personave me sindromën Down.

Aty tashmë po punohen kartolinat për festat e fundvitit.

Kartolinat punohen çdo ditë të javës, përgjatë 3 orëve, secila nga to me zbukurime vezulluese e me letra shumëngjyrëshe. Elona Gashi ka zgjedhur ta përdorë bredhin në kartolinën që punoi.

E nga duart e personave me down syndrome, kartolinat shiten nëpër pika të ndryshme në tregjet në Kosovë, transmeton Koha.

Një anëtare tjetër është edhe Medina Surdulli, e cila tash e dy vjet është angazhuar si asistente në administratën e shoqatës.

E, krahas punës së saj në administratë, ajo nuk heziton fare që t’i ndihmojë shokët e shoqet e saj në krijimin e kartolinave.

Udhëheqësja Sebahate Beqiri apelon te qytetarët që të blejnë kartolina.

Shoqata Down Syndrome Kosova është e shtrirë në 4 komuna të Kosovës. Aktivitete të ngjashme bëhen edhe në Prizren e Ferizaj.

Përveç kartolinave, pjesë e aktiviteteve të shoqatës janë edhe ambalazhimi i mjaltit, prodhimi i xhemit e edhe kafeneja ku kafetë shërbehen nga vetë anëtarët e shoqatës.

Aktualisht, kafeneja, për shkak të situatës me COVID-19, është e mbyllur për palë të tjera.