Në 2 kate ndër tokë në objektin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare "Pjetër Bogdani", mbahet thesari i këtij vendi.
Bedrije Mekolli, shefe e Departamentit të Koleksioneve të Veçanta, e vlerëson më së shumti këtë pjesë. Libri më i vjetër i bibliotekës është përkthim nga Marin Barleti, raporton KOHA.
Ka edhe të tjerë në gjuhë latine po aq të vjetër.
Në këtë bibliotekë ka edhe gazeta të vjetra, njëra nga të cilat është botuar në Boston të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, mendohet se edhe më të vjetër mund të jenë librat me alfabet arab e në gjuhë të ndryshme.
Libra më të rinj, por me përmbajtje dokumentuese të historisë së shekullit të kaluar ka edhe në bibliotekën "Hivzi Sylejmani" në lagjen “Dardania”.
Siç tregon drejtori Munish Hyseni, ato e dëshmojnë si lejimin e moslejimin e teksteve nga Shqipëria në Kosovë ashtu dhe propagandën e fortë komuniste të Shqipërisë e Jugosllavisë.
Sipas Hysenit, biblioteka është e hapur për donacione dhe ka kushtet e nevojshme për ruajtjen e librave e materialeve të tjera të vjetra.
-
8 shtator 2020 11:34
-
Shpërndaje në: