SOT

Mentori dhe Shpëtimi sjellin kafenenë “Paletë”

Shumë prej nesh e shijojmë kafenë në çfarëdo ambienti, por të pihet në një ambient të rrethuar me piktura sigurisht që do të shijohej edhe më shumë.

Këtë gërshetim në mes të një atelieje, ku pikturimi nuk ndalet dhe një kafeneje ku pihet përcillen me art na e sjellin Mentor Avdili dhe Shpëtim Mehmeti.

Mentori dhe Shpëtimi janë shokë që nga fëmijëria, e përveç shumë kohëve të kaluara bashkë, ata e kanë të përbashkët edhe profesionin e piktorit.

Që prej shumë viteve ata e kanë atelienë që ndodhet në lagjen “Ulpiana”, ku i punojnë tablotë e tyre.

Pas shumë kohësh që ata e ndan këtë atelie, përveç që me njëri-tjetrin edhe me shokë që i vizitonin, Mentori dhe Shpëtimi vendosën që ta krijojnë një hapësirë ku vizitorët do të mund të shërbeheshin edhe me kafe. Duke mos ia humbur fare rëndësinë ateliesë.

Pas disa muajsh përgatitjeje, ata e hapën edhe kafenenë në atelienë e tyre dhe ia lanë emrin “Paletë”.

Para pandemisë, ky vend mbushej plot me njerëz, e Mentori tregon se si ata e pritën hapjen e këtij vendi.

Planet për atelienë e kafenenë “Paletë”, Mentori e Shpëtimi i kanë të shumta, e presin t’i realizojnë kur të kalojë koha e pandemisë.

Krahas kësaj, që të dy bëjnë edhe projekte personale, e piktura të personalizuara, për shitje.

Kur Mentori dhe Shpëtimi flasin për artin, e veçanërisht pikturën mund të shihet se sa me pasion e përkushtim e ushtrojnë këtë degë të artit.